Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipje Selimi, ka shmangur përgjigjet konkrete përballë pyetjeve të gazetarëve, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ajo u pyet lidhur me mosvotimin e Donika Gërvallës si kandidate për kryetare të Kuvendit në përpjekjen e kaluar për konstituim, por nuk dha asnjë sqarim.
Selimi po ashtu u pyet nëse emri i saj mund të jetë në garë për postin e kryetares së Kuvendit, por reagimi i saj i vetëm ishte i shkurtër dhe pa koment:
“Kalofshi mirë”, u tha gazetarëve, duke u larguar pa komentuar më tej.










