Shqipëria përkujton sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përkujtuar sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar nevojën për “llogaridhënie të plotë” për të gjithë përgjegjësit.

Në një postim, ministria ka deklaruar se të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës për planifikimin, organizimin, financimin dhe kryerjen e sulmit duhet të përballen me drejtësinë.

Po ashtu, sipas ministrisë shqiptare, të gjitha rrethanat që lidhen me sulmin duhet të zbardhen plotësisht.

“Sulmi në Banjskë nuk ishte vetëm një sulm ndaj forcave policore të Kosovës. Ai ishte një sulm ndaj sundimit të ligjit, ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe ndaj përpjekjeve për të ndërtuar stabilitet të qëndrueshëm dhe normalizim në rajon”, thuhet në reagim.


Ministria ka theksuar se lejimi i akteve të tilla pa përgjigje do të dërgonte, sipas saj, mesazh të gabuar ndaj atyre që synojnë të cenojnë paqen përmes dhunës dhe frikësimit.

“Edhe sot, domosdoshmëria mbetet e njëjtë: llogaridhënie e plotë”, thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit