spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Shqipëria në luftë: Kryekomandanti i pesticideve!

  • Shkruan Kimete BERISHA

Rusia e pushtoi Ukrainën me tanke.

Izraeli e Palestina luftojnë me gjak. Tragjeditë e tyre shihen, dokumentohen, numërohen.

  • Por Shqipëria e Edi Ramës ka vite që bën një luftë tjetër: një luftë me pesticide.
  • Një luftë e padukshme, pa krisma, pa viktima në kamera…por me viktima çdo ditë, në çdo tryezë e në spitale.
  • Çka hamë ne?
  • Domatet, specat, pjeshkët, çdo ushqim shqiptar është i larë me helm.
  • Kroacia i groposi specat shqiptarë nën dhe, Bosnja e Sllovenia i kthyen mbrapsht, BE-ja i bllokoi.
  • Europa nuk i pranon, por shqiptarët i hanë.
  • Kosovën askush nuk e pyet: këtu na vjen ‘helmi” i paketuar me buzëqeshje, pa doganë dhe pa ndërgjegje.
  • Kjo nuk është bujqësi, është krim ushqimor.
  • Një ushtri bujqish, të mbrojtur nga shteti, që helmojnë popullin në emër të tregut.
  • Dhe mbi ta, kryekomandanti i Shqipërisë, Edi Rama, ku topat e tij janë pesticide.
  • Po pse nuk e bën një batutë edhe me pesticidet, zoti Kryeministër?
  • Një humor me speca helmues, si ato batutat e Trump-it që e bëjnë seriozen të duket qesharake… por këtu, tragjedia është reale.
  • Apo nuk të qeshet me vdekjen e ngadaltë dhe të fshehtë?
  • Shqipëria sot është më e rrezikshme se çdo armik i jashtëm: një laborator i krimit ushqimor.
  • Një shtet që eksporton vrer, helm e rrena, që ndërton “suksese” mbi trupat e qytetarëve të vet.

P.S. (Mallkim i trashëguar)

“Çanakalaja brenda,

Një bunar n’mjedis,

Mos e pini ujtë, o vllazën,

E kanë zeherlisë…”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit