spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria mposht Letoninë

Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë.

Sfida u dominua nga Shqipëria, me golin që erdhi vetëm në minutën e 25’, pas një realizimi perfekt të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.

Në minutat e fundit u pa një përgjumje nga ana e kuqezinjve, me letonezët që iu afruan disa herë barazimit, por falë ndërhyrjeve të sakta të Strakoshës dhe Manajt, porta jonë ngeli e paprekur.

Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Servbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit