Ndeshja e sotme me Andorrën ishte prej ndeshjeve vendimtare të kombëtares së kuqezinjve për kualifikim në Kupën e Botës.
Nën shumë ethe e me shumë mund, në një epërsi vetëm prej një gole, Shqipëria ka fituar ndaj Andorrës, duke siguruar vendin në Play-Off për Botërorin 2026.
Goli i vetëm dhe vendimtar erdhi në minutën e 67 nga Kristjan Asllani.
Pas kësaj fitoreje, ndeshja e fundit ndaj Anglisë, që ka siguruar biletën për Botëror, do të jetë vetëm për prestigj, ndërsa kuqezinjtë do të synojnë kualifikimin përmes Play Off-it.






