spot_img
spot_img
Sunday, December 21, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje për modernizimin e Forcave të Armatosura

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me homologun francez, Sébastien Lecornu, për modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Vengu tha se marrëveshja është rezultat i iniciativës së Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të cilët kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm edhe në fushat e sigurisë energjetike, turizmit dhe inovacionit.

“Me kujdesin e veçantë të Kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron, u hodhën hapa jetësorë në fusha kyçe. Marrëveshja e nënshkruar me mikun dhe homologun Sébastien Lecornu synon forcimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, shkroi Vengu në një postim.

Ai shtoi se vizita e Macronit në Shqipëri, e mbushur me marrëveshje me rëndësi për ekonominë dhe sigurinë, konfirmon vendosmërinë e Bashkimit Evropian për ta trajtuar Shqipërinë si një partner të besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit