Shqipe Selimi në përvjetorin e FSK-së: Edhe më fuqishëm do të vazhdohet në mandatin tjetër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi, ka kujtuar votimin e tri ligjeve në vitin 2018 me të cilat FSK-ja shndërrohej në ushtri të vërtetë.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kishte mbështetur tri ligjet të cilat Forcës së Sigurisë së Kosovës i dhanë mandatin e ushtrisë më 14 dhjetor 2018. Madje, duhet theksuar se nga 91 amandamente, 77 ishin të deputetëve të LVV-së”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, asokohe ata ishin kundër kufizimit të numrit, mirëpo këtë e ndryshuan në vitin 2022, pra tani ushtria jonë nuk ka më kufizim në numër të ushtarëve.

“Po ashtu, për të kuptuar më qartë gjendjen duhet themi se gjatë vitit 2018-2020 në ushtri për blerje të armatimit ishin investuar vetëm 3.6 milionë euro, ndërsa në mandatin tonë deri më tani janë investuar mbi 270 milionë euro vetëm për blerje të armatimit. E edhe më fuqishëm do të vazhdohet në mandatin tjetër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”, ka shkruar ajo. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit