Shqipe Mehmeti Selimi: UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër, nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë

Shqipe Mehmeti, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në “Marshin e Lirisë” në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo tha se “UÇK-ja nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë”, ndërsa shprehu shpresën për një aktgjykim lirues më 16 shtator.

“Faleminderit secilit prej jush që u bashkuat në Marshin e Lirisë, në mbrojtje të çlirimtarëve tanë. Faleminderit për praninë dhe mbështetjen tuaj. UÇK-ja ishte, është dhe do të mbetet e pastër. Ajo është krenaria e mbarë kombit shqiptar dhe nuk mund të njolloset nga asnjë gjykatë. Tani presim 16 shtatorin dhe vendimin në Dhomat e Specializuara në Hagë, me shpresën dhe besimin se do të jetë vendim lirues, ashtu siç e meritojnë çlirimtarët tanë. Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja”, ka shrkuar Mehmeti Selimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit