Shqipe Mehmeti-Selimi u bën thirrje shqiptarëve në Serbi të votojnë të dielën në mbështetje të partive shqiptare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Serbi që në zgjedhjet parlamentare të së dielës, më 25 tetor, të mbështesin koalicionin e partive shqiptare.

Duke folur në Kuvend në emër të grupit parlamentar të LVV-së, ajo tha se bashkimi i partive shqiptare në Serbi është përgjegjësi politike.

“Nga kjo foltore, u bëj thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në Serbi të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 tetorit dhe ta mbështesin koalicionin shqiptar”, tha Mehmeti-Selimi.


Ajo theksoi se Serbia nuk mund të kërkojë në Kosovë të drejta që nuk ua njeh shqiptarëve brenda kufijve të saj.

Mehmeti-Selimi ka kritikuar gjithashtu fjalimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke e vënë në pikëpyetje mungesën e referimit ndaj Milan Radoiçiqit, të cilin e ka cilësuar si organizator të sulmit në Banjskë.

Ajo ka ngritur edhe çështjen se pse Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërsa ka kritikuar Gjuriqin se në fjalimin e tij u kujdes të fliste për familjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit