Shqetësuese: Nxënësit në shkolla me armë, dy 16-vjeçarë në Suharekë kapen në flagrancë

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore. Thika, armë zjarri e mjete tjera të rrezikshme shpesh hasen në duart e nxënësve gjithandej vendit.

Kështu ka ndodhur së fundmi në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës, ku gjatë ditës së djeshme dy nxënës u kapën me armë.

Burimet e Gazetës kanë bërë me dije se te dy të dyshuarit, 16-vjeçarë, janë gjetur një armë me gaz, si dhe një mjet i mprehtë (thikë).

Posa rasti është denoncuar nga drejtoria, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë sekuestruar arma me gaz dhe arma ftohtë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit