spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Shpërthejnë protestat në Gjeorgji, qytetarët tentojnë të futen në pallatin presidencial; përplasje të fortë me policinë

Në Gjeorgji, protestat e tensionuara që shpërthyen të shtunën në Tbilisi kanë përfunduar me përleshje mes policisë dhe qytetarëve, teksa mijëra persona u mblodhën për të kundërshtuar partinë në pushtet, “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Policia përdori sprej piperi dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që tentuan të hynin në pallatin presidencial, ndërsa Ministria e Brendshme deklaroi se demonstruesit kishin “tejkaluar kufijtë e lejuar nga ligji”.

Protestuesit, të thirrur nga partitë opozitare dhe organizatat qytetare, kishin nisur të mblidheshin në rrugët kryesore të kryeqytetit menjëherë pasi filloi procesi i votimit për zgjedhjet lokale më 4 tetor. Sipas organizatorëve, qëllimi i tyre është “përmbysja paqësore e qeverisë” dhe “rikthimi i protestave të përditshme” që nisën vitin e kaluar pas dyshimeve për manipulim të zgjedhjeve parlamentare dhe vendimit të qeverisë për të ndërprerë bisedimet me Bashkimin Evropian.

Pas disa muajsh qetësie, protestat e kësaj fundjave u shndërruan në përballje të drejtpërdrejtë me policinë. Rreth orës 19:00, turma e mbledhur filloi të marshonte drejt pallatit presidencial, ku tensionet arritën kulmin. Raportet nga Shërbimi i Gjeorgjisë i Radios Evropa e Lirë konfirmojnë se janë shënuar përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, ndërsa nga turma janë hedhur objekte të paidentifikuara.

Në reagimin e saj, ish-presidentja Salome Zurabishvili, e cila më parë ka mbështetur protestat paqësore kundër qeverisë, dënoi veprimet e dhunshme të disa protestuesve, duke theksuar:

“Si presidente legjitime, e kundërshtoj çdo akt dhune dhe mbetem pranë popullit tim në mënyrë paqësore, derisa të arrijmë te zgjedhjet e reja.”

Lëvizjet opozitare e akuzojnë qeverinë e “Ëndrrës Gjeorgjiane” për afrimin me Rusinë dhe frenimin e integrimit europian, ndërsa qeveria pretendon se protestat po nxiten nga forca të huaja për të destabilizuar vendin.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, mijëra qytetarë mbetën në rrugë gjatë natës, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Analistët paralajmërojnë se tensionet politike në Gjeorgji mund të thellohen, pasi vendi ndodhet në një moment kritik mes presionit për reforma pro-perëndimore dhe ndikimit në rritje të forcave proruse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit