spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Shoqja e çiftit: E dinë saktësisht çfarë po bën njëri-tjetri, minutë pas minute

Për historinë e dashurisë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte është folur prej vitesh, duke ngjallur vazhdimisht kuriozitet e shpesh edhe polemika.

Këtë javë, kjo marrëdhënie u bë sërish pjesë e titujve kryesorë në media, pas një incidenti që ndodhi në një aeroport në Vietnam, gjatë zbritjes së çiftit nga avioni presidencial.

Historia e tyre fillon shumë vite më parë, kur Emmanuel ishte vetëm 15 vjeç dhe frekuentonte një shkollë katolike, ku Brigitte ishte mësuese. Që atëherë, duket se çifti është bërë i pandashëm. Këtë e konfirmon edhe një biografi e re, e shkruar nga mikja e tyre e ngushtë, Gaël Tchakaloff, e cila i ka shoqëruar nga afër për një vit për të shkruar librin me titull Tant Qu’on Est Tous les Deux (“Sa kohë jemi të dy së bashku”).

Foto: EPA

Në këtë libër, vihet në dukje lidhja e ngushtë që kanë Macron dhe Brigitte. Autorja shkruan se presidenti francez e telefonon bashkëshorten e tij çdo një orë e gjysmë.

Sipas një burimi të afërt me çiftin, Brigitte është thellësisht e përkushtuar ndaj burrit të saj dhe suksesit të tij. Ajo menaxhon axhendën e tij ditore dhe në shumë aspekte është këshilltarja e tij jozyrtare.

“Nuk kalon as një orë e gjysmë pa folur me njëri-tjetrin”, thuhet në libër. “Ata kanë një orar të përbashkët. E dinë saktësisht çfarë po bën tjetri, minutë pas minute”, shkruhet më tej. Edhe pse kjo biografi nuk është zyrtarisht e miratuar, dihet prej kohësh që Brigitte ka deklaruar se nuk i pëlqen të flejë e ndarë nga Emmanuel. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit