Shoqëria që toleron shpifjen, shkatërron drejtësinë

Shkruan: Ardian Azemi

Fjala e lirë është themel i një shoqërie demokratike, por ajo nuk është kurrë e pakufizuar. Në momentin që fjala shndërrohet në shpifje, në akuzë pa prova apo në nxitje frike përmes aludimeve të rënda, ajo pushon së qeni mendim dhe hyn në fushën e përgjegjësisë juridike.

Liria e shprehjes mbart në vete edhe barrën e së vërtetës dhe të ndërgjegjes. Nuk mund të kërkosh të drejtën për të folur, duke mohuar detyrimin për të mos dëmtuar tjetrin pa arsye. Sepse fjala, kur përdoret pa etikë, nuk është më liri por shtë abuzim me lirinë.

Shpifja dhe akuzat e pabaza nuk janë vetëm të papranueshme moralisht, por edhe të dënueshme. Shteti ekziston pikërisht për të vendosur kufirin mes lirisë dhe përgjegjësisë.

Siç veproi sot Daut Haradinaj, duke publikuar fotografinë dhe komentin e një personi, ky duhet të jetë standard, pra transparencë dhe reagim.

Kush ka fakte, le t’i paraqesë në institucionet përkatëse. Kush nuk ka, duhet të përballet me pasojat e fjalës së vet.
Shembujt e fundit tregojnë se ekspozimi dhe denoncimi janë mjete legjitime për të mbrojtur të vërtetën dhe integritetin publik. Anonimiteti nuk mund të jetë strehë për padrejtësi.

Një shoqëri që toleron shpifjen, e minon vetveten. Një shoqëri që kërkon përgjegjësi për fjalën, ndërton drejtësi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit