Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka reaguar pas konferencës që është mbajtur sot nga Ministria e Buqjësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë lidhur me analizat në sektorin e qumështi në Kosovë.
Nga kjo shoqatë thonë se në këtë konferencë janë prezantuar gjetjet sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, duke shtuar se kjo tregon dhe dëshmon se shqetësimet që i kanë ngritur ndër vite kanë qenë të drejta dhe të sakta.
“Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë.
Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet.
Qindra miliona kilogramë produkte me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen, ndërsa përgjegjësit duhet të përballen me ligjin”, thuhet në reagimin e shoqatës.
Reagimi i plotë:
GJETJET E SOTME TË AUV-IT DUHET TË SHËNOJNË FUNDIN E HESHTJES!
Konferenca e ministrit të Bujqësisë, z. Armend Muja, në AUV, sot më datë 04.08.2026, përmes së cilës u prezantuan gjetje skandaloze sa i përket vajit të palmës dhe qumështit pluhur, tregon dhe dëshmon se shqetësimet tona, të shprehura ndër vite, kanë qenë të drejta dhe të sakta.
Vaji i palmës dhe qumështi pluhur duhet të ndalohen në fabrikat e përpunimit të qumështit në Kosovë.
Fshehja masive e vajit të palmës dhe qumështit pluhur në produktet e qumështit tregon se jemi duke u përballur me një problem jashtëzakonisht të madh, i cili mund dhe duhet të ndalet.
Qindra miliona kilogramë produkte me vaj palme dhe qumësht pluhur duhet të hetohen, ndërsa përgjegjësit duhet të përballen me ligjin.
Konsumatorët e Kosovës duhet të qetësohen dhe të rikthehet besimi i tyre, si ndaj produkteve vendore, ashtu edhe ndaj produkteve të importuara.
Kontrollet e realizuara nga AUV janë për t’u përkrahur dhe për t’u falënderuar. Ato janë një hap i rëndësishëm drejt transparencës, kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Shoqata e Qumështoreve i bën thirrje AUV-it që të vazhdojë me të njëjtin intensitet kontrollet dhe hetimet, deri në demaskimin dhe ndalimin e plotë të çdo keqpërdorimi që bëhet në dëm të fermerëve, konsumatorëve dhe shtetit në përgjithësi.
Interesi publik është mbi gjithçka tjetër.
SIGURIA USHQIMORE DUHET TẼ JET PRIORITET KOMBẼTAR .
Detyra jonë është që, me përgjegjësi dhe përkushtim, të jemi në shërbim të këtij qëllimi: mbrojtjes së fermerëve, mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë ushqimore në Kosovë.








