Detaje shokuese ka sjell në dritë së fundmi vëllai i Agon Zejnullahit, Albani.
Albani së fundmi ka folur për pamjet që janë paralajmëruar të publikohen sot, ku sipas njoftimit theksohet se nga të njëjtat do të vërehet që Agoni nuk vdiq natyrshëm, por u vra.
Sipas deklaratës së fundit të Albanit, bëhet e ditur se në këto pamje shihet njëri nga policët duke i qëndruar për rreth një minutë me këmbë tek pjesa e qafës.
“Sa i përket videos, ka detaje të qarta që shihet me plot kuptimin e fjalës, vrasja e vëllait. S;ka qenë forcë e tepruar, ajo ka qenë dhunë brutale. Përveç që e kanë godit katër persona përpara, njëri prej tyre iu ka gjuajtur me këmbë ku ka qëndruar përmbi një minutë, një minutë e gjysmë”, tha ai.
“Ky [Agoni] në ato momente e prekë dhe thotë “më mbytët oj nënë, çka jeni duke më bërë shumë, këto janë fjalët e tij”.
“Ai [polici] derisa e sheh që nuk po lëvizë më nuk i çohet nga pjesa e qafes”, përfundoi Alban Zejnullahu.






