spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Shokuese: Imer Imeri tenton të nxjerrë armën me leje në emision – moderatori ndërpret transmetimin live

Në emisionin Kojshia Show, mysafir i kësaj jave ishte aktivisti i LDK-së dhe kryetar i Shoqatës “Thirrja për Drejtësi”, Imeri Imeri.

Ai foli për vrasjen e vëllait të tij, Haki Imeri, e cila ndodhi 26 vite më parë, duke deklaruar se sipas tij ekzistojnë informacione se kush mund të kenë qenë urdhërdhënësit e kësaj vrasjeje.

Në një moment të emisionit, Imer Imeri u pyet rreth armës me leje dhe se si e kishte siguruar atë gjatë kohës së regjimit serb. Kjo pyetje e tensionoi situatën, pasi ai reagoi ashpër duke theksuar se lejen për armë ia kishte lëshuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, dhe jo ajo e Serbisë, duke tentuar ta ekspozojë armën.

Moderatori i emisionit, Sadri Imeri, reagoi menjëherë dhe vendosi ta ndërpresë transmetimin live, për shkak të ekspozimit të armës në studio.

Për ta parë se çfarë ndodhi më pas, ndiqeni videon më poshtë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit