Në emisionin “Kojshia Show” këtë javë është diskutuar për Kishën Autoqefale të Kosovës. Të ftuar në studio ishin Peshkopi i kësaj kishe, Nikolla Xhufka, politologu Nexhmedin Spahiu, si dhe ish-ushtari i UÇK-së, Musa Smajli.
Gjatë debatit, situata ka eskaluar kur Musa Smajli i është drejtuar me tone të larta Nexhmedin Spahiut, duke i thënë: “Ti bëhu ortodoks i pari, pastaj bëhem unë.” Spahiu i është kundërpërgjigjur ashpër, duke theksuar se është mysliman dhe nuk e ndryshon fenë e tij.
Në një moment tjetër, Musa Smajli është shfaqur mjaft i emocionuar, duke deklaruar se disa komandantë “kanë hyrë në gjynah me ushtarët”, dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse sot ata përballen me sharje dhe ofendime.
Ndiqeni videon e plotë më poshtë.









