Ish-ambasadori Avni Arifi ka shokuar me deklaratën e tij lidhur me kërkesat për azil nga Kosova.
Arifi në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova ka deklaruar se dhjetëra mijëra shqiptarë nga Kosova kanë kërkuar azil nën pretendimin se po ndjekeshin nga njerëz të UÇK’së për t’u vrarë.
“Prej 1999 deri më 2008-ën, me dhjetëra mijëra kanë lypë azil në Gjermani, Austri, Zvicër dhe vende të tjera, nën pretendimin se UÇK-ja dhe njerëz të saj po i njekin me i vra. Kush e ka ngrit? Krejt e dinë që është ë vërtetë. Këtë mund ta verifikojnë që të gjithë nëse duan. Kanë aplikuar dhe me mijëra kanë marrë, prej 99’ deri më 2008-ën kosovarëve nuk iu është dhënë azili, përveç në raste specifike, kur janë lajmëru me preferenca të tjera seksuale ose që i takojnë komuniteteve të ndryshme”, ka deklaruar Arifi.










