“Shokët e Gjuriqit, Gjuriqat e vegjël”, Mllef e akuza të rënda të Nasim Haradinajt për ata që i konsideron spiunë

Në pjesën e dytë të emisionit Pressing për të folur për rastet e spiunazhit marrë shkas nga arrestimi i Fatmir Shehollit, të ftuar ishin Nasim Haradinaj, Nexhmedin Spahiu, Blerim Latifi, Burim Ramadani e Skender Perteshi.

Haradinaj shprehet i mllefosur dhe me akuza të rënda, për ata që i konsideron spiunë, për të cilët thotë se ka shumë prej tyre.

Madje ai shton se nuk duhet befasuar kur dalin spihunët, por vetëm duhet të shihet se sa e kanë dëmtuar Kosovën.

“Jaranat e Gjuriqit më kanë qit në burg edhe atëherë, e gjuriqave të vegjël, e Titave, e të Milloshave e Kol Shirokave, qita më kanë dekonspiru, qita më kanë munu, qita i kom luftu, qita i kom njek prej ktuhit. Tash ata i kanë fëmijët këtu. Unë e kam shpihunin e parë në ZPS, i pari njeri që u mundu mem dekonspiru dhe mem qit në kurth është analist, koleg. Djali i qatij që është në burg dhe i dyshum për spiunazh. Ky është më i lehti, por na i kem në krye të shtetit, në mes të AKI,na kem që na kanë fut edhe ndërkombëtarët, por na i kem edhe në AKI. Nuk duhet me u befasu kur na dalin këta, por na duhet me kqyr sa na kanë dëmtu”, tha Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit