Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Gjatë kësaj seance u zbulua mesazhi që Granit Plava ia dërgoi Naim Murselit një natë para vrasjes.
“Më 28 nëntor të vitit 2023, në orën 19:41, i keni dërguar mesazh Graniti me përmbajtjen ‘shok, me siguri nesër përfundon’, tha gjykatësja.
Ndërsa Murseli deklaroi se nuk i kujtohet ta ketë dërguar këtë mesazh.
Gjatë seancës, gjyqtarja njoftoi se Naim Murseli kishte kërkuar kontakt me fëmijët e tij, djalin, si dhe me Behgjet Pacollin.
Ajo tha se është në kontakt me autoritetet suedeze dhe se s’ka marrë ende një përgjigje nga ta, ndërsa kërkesa e dytë iu refuzua.










