spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Shkumbin Istrefi reagon për mospropozimin e Fatmir Spahiut për Ministër të Kulturës

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka reaguar përmes një statusi publik lidhur me propozimin e fundit për Qeverinë, ku emri i aktorit Fatmir Spahiu nuk figuronte si kandidat për Ministër të Kulturës.

Istrefi ka theksuar se në të kaluarën e kishte mirëpritur kandidimin e Spahiut për këtë post, edhe pse, sipas tij, dihej se ato propozime nuk do të votoheshin.

Ai ka vlerësuar po ashtu gatishmërinë e Spahiut për ta pranuar ofertën, pavarësisht rrethanave politike.

Sipas Istrefit, propozimi i sotëm i Qeverisë, pa emrin e Spahiut, ishte “me së buti thënë, dëshpërues”. Ai theksoi se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj kandidates së propozuar, por e konsideron joetike mënyrën se si, sipas tij, është përdorur reputacioni i një prej aktorëve më të popullarizuar në vend.

Në fund, Istrefi u shpreh se Fatmir Spahiu do të mbetet gjithmonë një aktor dhe artist me vlera, ndërsa politika, sipas tij, vazhdon të mbetet e “flliqt”, duke shtuar: “Sa më larg saj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit