spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

“Shkelje serioze”- Bekim Haxhiu ankohet në PZAP

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me votat me postë.

Haxhiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka pretenduar për, siç është shprehur ai, shkelje serioze të integritetit zgjedhor lidhur me votat me postë. Sipas tij, KQZ ka pranuar mbi 23 mijë fletëvotime jashtë afatit të përcaktuar me ligj.

“Ligji është i qartë. Fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, ora 16:00. Megjithatë, KQZ ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota të ardhura pas këtij afati ligjor. Kjo nuk është çështje teknike. Është shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit”, thuhet në postimin e Haxhiut.

“Asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë ligjin. Afatet zgjedhore nuk janë rekomandime, por garanci për barazinë e votës dhe besueshmërinë e procesit. Kur numërohen vota jashtë afatit, procesi rihapet në mënyrë arbitrare dhe rezultati deformohet”, vijon shkrimi i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit