spot_img
spot_img
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Shkathtësia shpëtoi një të ri nga Bosnja nga vdekja e sigurt në Graz: Ai u shtri si të ishte i vdekur kur erdhi vrasësi

Në masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Graz, u vranë të paktën 11 persona, mes të cilëve një 15 vjeçare me origjinë nga Kosova dhe dy nga Bosnja dhe Hercegovina.

Megjithatë, një i ri, gjithashtu me origjinë nga Bosnja, arriti të shpëtojë veten nga vdekja me zgjuarsinë e tij.

Siç konfirmuan për Klix.ba disa persona të njohur me detajet e këtij krimi tragjik, zgjuarsia e një të riu e shpëtoi atë nga vdekja e sigurt.

Gjegjësisht, kur sulmuesi ka hyrë në dhomën ku ndodhej 17-vjeçari K. J., me origjinë nga Travniku, me të ka qenë edhe kolegu i tij. Në momentin kur sulmuesi filloi të qëllonte duke vrarë një student nga Travniku, ai u hodh në dysheme dhe luajti i vdekur dhe priti që vrasësi të dilte nga dhoma.

Ky i ri shpëtoi kështu veten nga vdekja e sigurt, gjë që për fat të keq nuk mund të thuhet për të paktën nëntë kolegë të tij.

Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e një vajze me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina.

Kujtojmë se pasi qëlloi disa të shtëna dhe vrau nëntë nxënës dhe një pjesëtar të stafit të shkollës, sulmuesi shkoi në tualet dhe kreu vetëvrasje.

Gjithashtu, vlen të theksohet se mjekët në Graz vazhdojnë të luftojnë për jetën e gjashtë personave, ndërsa gjithsej mbi 20 persona janë lënduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit