spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Slloveni-Kosovë

Federata e Futbollit e Sllovenisë ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen ndaj Kosovës.

“Biletat për ndeshjen mes Sllovenisë dhe Kosovës janë shitur. Më pak se një muaj para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, nuk ka në dispozicion më biletat”, shkruan në njoftimin e Federatës së Sllovenisë.

Më 15 nëntor, Kosova luan në udhëtim te Sllovenia në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Federata sllovene ka treguar edhe për rregullat ku bën të ditur se hyrja në stadium do të jetë e mundur vetëm me simbolet e Sllovenisë dhe ekipit përfaqësues slloven. Përjashtim nga kjo “rregull” bën tribuna ku do të jenë të vendosur tifozët e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit