Shiroka-Pula pranon Raportin e Progresit: Anëtarësimi në BE mbetet synim strategjik i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik i Kosovës, duke shprehur përkushtimin e institucioneve për avancimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka vënë në pah rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit dhe funksionimit demokratik të institucioneve, duke ritheksuar se Kosova mbetet vend proevropian.


Nga ana tjetër, ambasadori Schuebel e ka përgëzuar presidenten për qasjen konstruktive dhe përpjekjet e saj për të kontribuar në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit në skenën politike të Kosovës.

Ndërkaq, Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me BE-në në avancimin e agjendës evropiane të vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit