spot_img
Sunday, December 14, 2025
spot_img

Shirat e ekonomisë thonë ndryshe, Kurti ndryshe – Thotë se u shtuan 85 mijë vende pune për katër vite

Politikanët, jo rrallë, në vendin tonë tendojnë të “ekzagjerojnë” me shifra kur bëhet fjalë për arritjet e tyre.

Së fundi, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëkohësisht kandidat për kryeministër nga LVV, ka deklaruar se që nga viti 2021, konkretisht pranvera e atij viti, në Kosovë janë shtuar plot 85 mijë vende pune.

Duke pasur parasysh ankesat e shumta nga qytetarët, mund të duket e çuditshme.

Ai tha se Kosova ka sot 85 mijë vende pune më shumë se në pranverën e vitit 2021, duke e çuar numrin nga 350 mijë në 435 mijë.

Megjithatë, të dhënat ekonomike demantojnë një gjë të tillë.

“Para pesë vjetësh, kur kemi garuar, kemi thënë që punësimi do të jetë në qendër të vëmendjes dhe angazhimit tonë. E tani, që po flasim, nga 350 mijë vende pune sa i kemi gjetur, janë 435 mijë vende pune – 85 mijë vende pune më shumë se në pranverën e vitit 2021”, deklaroi ai.

Rënia e normës së papunësisë nga mbi 20% në 10.8% nuk është produkt i një bum-i punësimi, por pasojë e një tkurrjeje të fuqisë punëtore. Të dhënat e Trustit tregojnë rritje minimale të punësimit formal, me kontribuues aktivë që rriten vetëm me disa përqindje në vit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit