Avokati i familjes së Liridona Ademaj, Leotrim Syla, i është drejtuar gjykatës me kërkesë që në seancën e radhës të publikohen disa pamje filmike nga hoteli “Swiss Diamond”.
Syla ka deklaruar se në këto pamje shihet Naim Murseli pas vrasjes së Liridonës, ku ai shfaqet duke darkuar, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Sipas avokatit, pamjet janë të rëndësishme për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe pritet të prezantohen dhe të shqyrtohen në seancën e ardhshme gjyqësore.








