Sheshi i ri ‘Adem Jashari’ – Idrizi: Ka amfiteatër, hapësira të gjelbëra, gastronomi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në “Politiko lokale”, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të inaugurohet sheshi i ri i qytetit, një projekt i cili pritet të ndryshojë dukshëm pamjen urbane të Vushtrrisë.

“Javën e ardhshme mendojmë me e inaguru sheshin, është një shesh modern i mjaftueshëm për qytetarët e Vushtrrisë, ka amfiteatrin ku do të ketë shfaqje të ndryshme, hapësira të gjelbra, gastronomi”, ka thënë Idrizi.

Sipas tij, ky projekt është menduar të shërbejë jo vetëm si hapësirë për qetësi e rekreacion, por edhe si pikë grumbullimi për aktivitete kulturore, artistike dhe shoqërore.

Sheshi i ri pritet të bëhet një nga qendrat më të frekuentuara të qytetit, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim të jetës publike e kulturore të Vushtrrisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit