Reperët e njohur Stresi Noizy dhe Dj Crax u përfshinë në një sherr të bujshëm në një diskotekë në Pejë. Ata u dënuan, u burgosën (përveç Stresit i cili u arratis), por më pas u lanë të lirë.
Sipas “Prive”, tre protagonistët e ngjarjes janë paraqitur ditën e sotme tek organet e rendit dhe ligjit në Pejë, ndërsa u njohën me dënimet në vlera monetare.
Stresi është dënuar me 10.000 euro, Noizy me 15.000 euro ndërsa DJ Crax me 5.000 euro.
Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia mori vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax-it u ishte caktuar masa “arrest me burg” lidhur me sherrin që bëri bujë të madhe asokohe, ndaj Medi Isenit.
Më pas, më 16 gusht, Gjykata e Durrësit vendosi të lirojë nga paraburgimi Noizy-n, pasi i ofroi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh, e cila e lejonte të qëndronte i lirë deri në përfundim të procesit gjyqësor.











