Sherr për motive xhelozie në Itali, 24-vjeçari shqiptar vritet me thikë

Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar me inicialet N. Dalipaj, ka humbur jetën pasi u godit disa herë me thikë mbrëmjen e së dielës në Vescovato, në provincën e Cremonës, Itali.

I riu u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për rastin është ndaluar 32-vjeçari Mattia Miraglia, banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin Maggiore, nën mbikëqyrjen e autoriteteve.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se nisi për motive sentimentale, të lidhura me xhelozinë për një vajzë. Fillimisht, mes viktimës dhe të dyshuarit pati një debat në një lokal, i cili përfundoi pa përshkallëzim.


Më vonë, 24-vjeçari, i shoqëruar nga vëllezërit e tij, shkoi pranë banesës së 32-vjeçarit. Sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes, i dyshuari zbriti i armatosur me thikë, plagosi njërin nga vëllezërit e viktimës në bark dhe më pas goditi disa herë N. Dalipajn në zonën e qafës.

Plagët e marra rezultuan fatale për të riun shqiptar.

Karabinierët po vazhdojnë hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësitë penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit