spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Sherr në një klub plazhi në Greqi/ Pamjet

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur në një klub plazhi në Zante të Greqisë gjatë një feste të njohur si “White Party”.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ndodhi mes disa të rinjve dhe burrave më të moshuar, të gjithë të veshur në të bardha, teksa atmosfera festive u shndërrua në kaos.

Pamjet filmike tregojnë një moment tensioni, ku njëri prej pjesëmarrësve godet me grusht një tjetër në fytyrë, ndërsa të tjerët i shikojnë me habi.

Një punonjës i lokalit tentoi të shuante sherrin duke hedhur ujë të ftohtë mbi turmën, por përplasja vazhdoi.

Sipas komenteve në rrjetet sociale, sherri dyshohet të ketë nisur pas një kërkese për të bërë një fotografi në një hapësirë të caktuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit