spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Sherr me thika në një lokal në Mal të Zi, plagoset 31-vjeçari shqiptar

Shqiptari me inicialet K. B, 40 vjeç, u arrestua nga policia e Malit të Zi pasi plagosi me thikë një person.

Mësohet se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një lokal Tuz të Malit të Zi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e konfliktit. Sherri mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

31-vjeçari me inicialet B.B, gjithashtu shqiptar, u paraqit në spital i plagosur me thikë në shpatullën e djathtë.

Policia gjeti dhe sekuestroi thikën, e dyshuar se është përdorur në ngjarjen e rëndë. 40-vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentative.

“Shërbimi i urgjencës i Departamentit të Sigurisë në Podgoricë u informua sot në mëngjes rreth orës 6 të mëngjesit nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente në Tuz se një person ishte paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të pësuara nga përdorimi i një objekti të mprehtë, i cili, pas ndihmës së parë, u transportua në Qendrën Klinike të Malit të Zi për kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Sigurisë në Podgoricë, pas kontrollit në Qendrën Klinike të Malit të Zi, përcaktuan se personi në fjalë ishte B. B 31 vjeç, një shtetas shqiptar, i cili kishte pësuar një lëndim në shpatullën e djathtë, të shkaktuar me një teh të mprehtë, me shumë gjasa një thikë. Një ekzaminim mjekësor përcaktoi se parametrat vitalë të B. B ishin të qëndrueshëm, njoftoi Drejtoria e Policisë. Policia thotë se një konflikt verbal ka ndodhur midis B. B dhe K. B në një lokal në Tuz.

Përmes masave dhe veprimeve të mëtejshme, oficerët e policisë identifikuan të dyshuarin në këtë incident, K. B, 40 vjeç, gjithashtu shtetas shqiptar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, u ndërmorën aktivitete gjithëpërfshirëse me qëllim gjetjen dhe ndalimin e të dyshuarit, të cilat në një kohë të shkurtër rezultuan në lokalizimin dhe ndalimin e tij në qytetin Drume, Komuna e Tuzit. Me atë rast, te K. B u gjet një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në kryerjen e krimit.

K. B. do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, së bashku me një kallëzim penal për dyshimin se ka kryer veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë”, njoftoi policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit