Shërbimi Korrektues e konfirmon vetëvrasjen në Burgun e Hajvalisë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sonte, rreth orës 20:30, një i paraburgosur me inicialet L.S. ka ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informatës, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar përpjekjet për reanimim. Megjithatë, përkundër intervenimit të shpejtë, nuk është arritur të shpëtohet jeta e të paraburgosurit.

Aktualisht, ekipi emergjent dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme hetimore.

Autoritetet kompetente janë duke hetuar rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa pritet që autopsia të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit