spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Shënjestër e sulmeve nga SHBA, skenarët si mund të kundërpërgjigjet Irani?!

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane. Shtetet e Bashkuara u përfshinë në konfliktin Izrael-Iran, duke shtuar frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak”, ndërsa deklaroi se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.

“Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite të tëra, teksa ata ndërtuan këtë ndërmarrje jashtëzakonisht shkatërruese”, u shpreh Trump gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

Ekspertët thonë se Irani është dobësuar ndjeshëm nga sulmet e Izraelit ndaj bazave të tij ushtarake deri më tani, si dhe nga çmontimi i aleatëve të tij rajonalë në Liban (Hezbollah), në Siri dhe në Gaza (Hamasi). Por Irani është ende i aftë të shkaktojë dëme të mëdha.

Zyrtarët iranianë paralajmëruan SHBA-në duke thënë të mos përfshihet pasi do të pësonte dëme të pariparueshme dhe se rrezikonte një luftë të përgjithshme në rajon.

Ajo ka kërcënuar të shënjestrojë bazat amerikane në rajon në shenjë hakmarrjeje. SHBA-të operojnë me vende ushtarake në të paktën 19 rajone në Lindjen e Mesme, duke përfshirë Bahreinin, Egjiptin, Irakun, Jordaninë, Kuvajtin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndër objektivat më të dukshme për Iranin është selia e Flotës së 5-të të Marinës Amerikane në Mina Salman në Bahrein.

Mund të synojë gjithashtu një rrugë kritike transporti detar të njohur si Ngushtica e Hormuzit, e cila lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian dhe përmes së cilës transportohet 30% e furnizimit botëror me naftë. Mund të sulmojë gjithashtu rrugë të tjera detare që rrezikojnë destabilizimin e tregjeve globale.

Irani mund të shënjestrojë gjithashtu asetet e vendeve fqinje që i percepton se po ndihmojnë SHBA-në, gjë që rrezikon përhapjen e luftës në të gjithë rajonin.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i cilësoi sulmet si “të turpshme” dhe paralajmëroi se ato “do të kenë pasoja të përhershme”.

“Çdo shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara duhet të alarmohet nga ky veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm, i paligjshëm dhe kriminal”, tha ai në “X”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përgëzoi Trumpin për sulmet ‘e guximshme’ të SHBA-së, duke e quajtur sulmin një moment historik që mund ta çojë Lindjen e Mesme drejt paqes.

“Urime president Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të SHBA-së do ta ndryshojë historinë. Presidenti Trump dhe unë shpesh themi: paqja vjen përmes forcës. Së pari vjen forca, pastaj paqja”, tha Netanyahu përmes një videoje.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se është i frikësuar, pasi lufta mund të përshkallëzohet.

“Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit, me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, tha Guterres.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit