Sulmet në zemër vazhdojnë të jenë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve të hershme në botë, ndërsa specialistët paralajmërojnë se trupi shpesh jep sinjale paralajmëruese përpara se të ndodhë një tragjedi.
Sipas ekspertëve të shëndetit, simptomat e një sulmi në zemër nuk kufizohen vetëm te dhimbja në gjoks. Shenja si dhimbja në shpinë, qafë, mjekër apo duar mund të jenë tregues seriozë që nuk duhet të injorohen.
Po ashtu, dhimbjet e forta në stomak, djersët e ftohta, marramendja dhe vështirësitë në frymëmarrje konsiderohen simptoma të zakonshme që mund të paralajmërojnë probleme me zemrën.
Një tjetër sinjal alarmues është lodhja e tepërt edhe pas pushimit, veçanërisht kur personi nuk arrin të kryejë aktivitete të thjeshta të përditshme. Ekspertët theksojnë se presioni apo djegia në gjoks mbeten ndër simptomat më të zakonshme dhe kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Mjekët bëjnë apel që qytetarët të mos neglizhojnë kombinimin e këtyre simptomave dhe të konsultohen me specialistët sapo të vërejnë shenja të pazakonta, pasi reagimi i shpejtë mund të shpëtojë jetë.
Flaka









