Studime të reja shkencore sugjerojnë se ndryshimet e para të lidhura me Alzheimerin mund të fillojnë shumë më herët se sa mendohej, madje që në moshën 30-vjeçare.
Në fokus të kërkimeve është zona e trurit e quajtur Locus coeruleus, e cila luan rol kyç në kujtesë, vëmendje dhe reagimin ndaj stresit.
Sipas shkencëtarëve, një nga shenjat e hershme është grumbullimi i proteinës Tau, që dëmton qelizat nervore dhe mund të nisë në këtë pjesë të trurit shumë vite përpara shfaqjes së simptomave të dukshme të sëmundjes.
Ekspertët theksojnë se dëmtimi i kësaj zone lidhet edhe me uljen e norepinephrine, një substancë e rëndësishme për funksionimin e kujtesës dhe emocioneve.
Studimet po shqyrtojnë gjithashtu metoda të reja trajtimi, përfshirë stimulimin e vagus nerve stimulation, i cili mund të ndihmojë në ruajtjen e funksioneve njohëse dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.
Studiuesit theksojnë se këto gjetje e ndryshojnë mënyrën e të kuptuarit të Alzheimerit, duke e parë atë si një proces të gjatë biologjik që mund të fillojë dekada para diagnozës klinike.









