spot_img
spot_img
Sunday, March 1, 2026
spot_img
spot_img

Shenja për një bllokadë të radhës? Sallahu i VV’së thotë se mos-votimi i presidentit s’e çon vendin në zgjedhje

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, po pretendon se mos-votimi i presidentit nuk e çon vendin në zgjedhje.


“Referuar ndërtimit të strukturës së normës kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO29/11, vendi nuk shkon në zgjedhje nëse nuk zgjedhet Presidenti me 4 mars 2026, për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve në seancë plenare dhe në votim në tri ruandet e përcaktuara kushtetuese”, ka thënë Sallahu në një postim në ‘Facebook’.

Sallahu thotë se “në zgjedhje shkohet vetëm nëse pas ezaurimit të tri votimeve asnjëri kandidatë për President në dy votimet e para nuk ka marrë së paku 80 vota dhe në votimin e tretë, së paku 61 vota”.


“Ndryshe, nëse zgjedhet Presidenti pas 4 marsit 2026, mbi bazën e numrit të votave sipas nenit 86 të Kushtetutës, atëherë zgjedhja e tij, sipas po të njëjtit nen është kundërkushtetuese”, shkroi ai.

Ai ka propozuar që çështja e presidentit të dërgohet në Kushtetuese sapo të fillojë.

“Në mënyrë që të parandalohet papërgjegjësia e deputetëve me mospjesëmarrje dhe mosvotim në seancë plenare, duke cenuar aktgjykimet mëhershme lidhur me obligimin e tyre në votim, atëherë posa të fillojë procedura e zgjedhjes së Presidentit, procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, me kërkesën për masë të përkohshme në mënyrë që afati për zgjedhjen e Presidentit të vendit të Pezullohet!”, shkruan ai.


“Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse t’i obligojë edhe njëherë deputetët që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë për kundër apo abstenim duke ju referuar aktgjykimeve të mëparshme, konkretisht aktgjykimit KO 193/25 dhe KO-196/25, të bazuar edhe në Opinionin e Komisionit të Venecias CDL-AD(2017)003”, shton Sallahu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit