Shembja e një rruge në Ferizaj ka nxitur reagime te faqet lokale në rrjete sociale, duke shtuar dyshimet për cilësinë e punimeve.
Sipas ankesave të publikuara, trashësia e asfaltit në rrugën e dëmtuar thuhet se është vetëm rreth 3 centimetra.
“Shikoni trashësinë e asfaltit 3 cm, punimet nga Komuna e Ferizajit veç shkel e shko”, thuhet në postim.
“Rruga për Mahallën e Maqitevës e bllokuar pas shembjes së dheut dhe prishjes së asfaltit”.










