Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku është shembur një kran.
Sipas burimeve të Gazetës nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona janë nën rrënoja
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe emergjenca.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet dhe se Gazeta do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e reja nga vendi i ngjarjes.








