spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Shefja e kabinetit të Osmanit: Serbia u ndal ndaj Kosovës falë qasjes së fortë të Trumpit

Shefja e kabinetit të presidentes Osmani thotë se qëndrimi i fortë i presidentit amerikan ka ndikuar që Serbia të mos ketë veprime apo synime kundër Kosovës.

Shefja e kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump i ka përcjellë Serbisë një mesazh të qartë dhe të prerë që nga ardhja e tij në pushtet, duke theksuar se një qasje e fortë dhe parimore është thelbësore për ruajtjen e paqes në rajon.

Hollaj u shpreh se Trump promovon doktrinën “peace through strength”, që nënkupton paqe përmes forcës, duke shtuar se kjo qasje ka ndikuar drejtpërdrejt në stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Sipas saj, që nga momenti kur Trump ka marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Serbia nuk ka ndërmarrë veprime apo synime kundër Kosovës.

“Është evidente që prej ardhjes së presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, Serbia nuk ka synuar më asgjë karshi Kosovës dhe mendoj që kjo është gjëja më e rëndësishme dhe ky është kontributi i presidentit Trump, fakti që po kontribuon në parandalim të çfarëdolloj qëllimi që mund ta ketë Serbia”, ka deklaruar Hollaj.

Ajo theksoi se një pozicionim i qartë dhe i vendosur nga Shtetet e Bashkuara mbetet faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit