spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Shefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i energjisë elektrike, gazetarët insistojnë

Shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve që ishin të pranishëm në mbledhjen e ZRRE-së, kur ata kërkuan të dinë se sa është rritur çmimi i energjisë elektrike në përqindje.

Gazetarët e pranishëm kanë insistuar që Fejzullahu të shpjegojë në një gjuhë më të thjeshtë për qytetarët e Kosovës se sa është rritur çmimi i rrymës, pasi ai vetëm kishte përmendur shifra të të hyrave të lejuara maksimale.

“A mundemi me e ditë sa është rritja?”, dëgjohet duke pyetur një gazetar.

Ndërkohë, një nga anëtarët e Bordit të ZRRE-së ka thënë se kjo do të sqarohet në një komunikatë të mëvonshme.

Ky diskutim ka ardhur pas miratimit të të gjitha pikave të rendit të ditës nga Bordi i ZRRE-së, përfshirë kërkesat për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OST, OSSH dhe FSHU.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit