spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Shefi i NATO-s paralajmëron: Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë.

Gjatë fjalës së tij hapëse në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO-s të mërkurën në Bruksel, Rutte theksoi se Rusia po “vazhdon të testojë aftësinë tonë parandaluese” dhe se “ne përballemi me rreziqe reale dhe afatgjata”.

Ai ka shtuar se Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të NATO-s me avionë luftarakë dhe dronë, ka kryer sabotim dhe ka dërguar anije spiune në ujërat e saj. “Këto veprime janë të pamatura dhe të rrezikshme”, është shprehur Rutte.

Sipas tij, Rusia po bashkëpunon ngushtë me Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin “për të shkatërruar rregullat globale”.

Rutte ka theksuar gjithashtu se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e NATO-s më shumë se kurrë, veçanërisht teksa dimri po vjen dhe sulmet ruse vazhdojnë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit