Qytetarët e Kosovës sot po shkojnë drejt kutive të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, balotazhin, që po mbahet në 18 komuna.
Për këtë ka reaguar shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, i cili ka bërë të ditur se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë.
Barbano theksoi se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.
“Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar”, është shprehur Barbano.










