spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Shea thotë se NATO mund të hapë dyert për Kosovën e Bosnjën, nëse i duhet të heqë dorë nga Ukraina për momentin

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea ka thënë se NATO mund t’i hapë dyert për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën në rast se do t’i duhet te heq dorë nga anëtarësimi i Ukrainës përkohësisht.

Sipas Shea, NATO një gjë të tillë do ta bënte për të treguar se ka pavarësi të plotë në marrjen e vendimeve dhe se Rusia s’mund të ndikojë në sovranitetin e Aleancës.

“NATO është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Nëse i duhet te heq dorë për momentin nga anëtarësimi i Ukrainës, mund të dëshirojë të kompenzojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate, Bosnje Hercegovinës dhe Kosovës, për të treguar që dyert e Aleancës janë të hapura”, ka thënë Shea për Radio Evropa e Lirë.

Shea gjithashtu ka këshilluar Kosovën për thellim raportesh me Shqipërinë dhe Kroacinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit