Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s, ka folur për REL-in në lidhje me mundësitë e zgjerimit të NATO-s drejt Ballkanit Perëndimor.
Shea ka vlerësuar se NATO-ja mund të dëshirojë zgjerimin drejt Kosovës e Bosnjës.
“NATO-ja është krenuar gjithmonë me autonominë e vendimeve të saj. Dhe, nëse për momentin i duhet të heqë dorë nga anëtarësimi i Ukrainës, ajo mund të dëshirojë ta kompensojë këtë duke u zgjeruar drejt dy vendeve kandidate në Ballkanin Perëndimor – Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kosovës – për të treguar se dyert e Aleancës mbeten të hapura”, thotë Shea.








