spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

SHBA-të bllokojnë Ukrainën të godasë “thellësisht” territorin rus

Uashingtoni nuk e ka lejuar Ukrainën të përdorë armë amerikane me rreze të gjatë veprimi për sulme brenda territorit rus që nga pranvera, si pjesë e një strategjie më të gjerë nga Donald Trump për të sjellë Vladimir Putinin në bisedimet e paqes, sipas një raporti nga Wall Street Journal.

Siç është raportuar, Pentagoni ka “frenuar” përdorimit të Sistemeve Taktike të Raketave të Ushtrisë (ATACMS), ndërsa i njëjti proces kontrolli zbatohet edhe për raketat britanike Storm Shadow, pasi ato bazohen në të dhënat amerikane të synimit.

Miratimi përfundimtar për çdo përdorim i takon Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth. Kujtojmë se administrata Biden i kishte lejuar Ukrainës të përdorte këto sisteme edhe kundër objektivave brenda Rusisë nëntorin e kaluar, kur trupat e Koresë së Veriut kishin hyrë në luftë.

Donald Trump, pak para inaugurimit të tij në janar, e kishte quajtur këtë vendim një “gabim”. “Nuk jam aspak dakord me lëshimin e raketave qindra milje larg Rusisë. E tëra çfarë po bëjmë është përshkallëzimi i luftës”, i tha ai revistës Time .

Ndërsa është e paqartë nëse procesi i ri i verifikimit përbën një ndryshim në politikë, ai vjen në një kohë kur SHBA-të po zvogëlojnë gradualisht furnizimet me municione për Kievin, ndërsa rezervat e veta po pakësohen.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i tha WSJ se “Presidenti Trump e ka bërë të qartë se lufta duhet të përfundojë” dhe theksoi se “nuk ka ndryshim në qëndrimin ushtarak në frontin Rusi-Ukrainë”.

Megjithatë, presidenti amerikan theksoi së fundmi se Ukraina nuk mund të fitojë nëse nuk ka aftësinë për të kaluar në ofensivë.

“Është e pamundur të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e agresorit”, shkroi ai, duke e krahasuar situatën me “një ekip të shkëlqyer që ka një mbrojtje të mirë, por nuk i lejohet të luajë në sulm”.

Në të njëjtën kohë, SHBA-të miratuan shitjen e 3,350 raketave ERAMS (Municione Sulmuese me Rreze të Zgjeruar), me një rreze veprimi deri në 400 kilometra, me kusht që ato të financohen nga vendet evropiane.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit