spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

SHBA miraton shitjen e 3000 raketave për Ukrainën, kontrata kap vlerën prej 825 milionë dollarë

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka miratuar zyrtarisht një marrëveshje ushtarake me vlerë 825 milionë dollarë, që përfshin shpërndarjen e më shumë se 3000 raketave të avancuara ERAM dhe pajisjeve të tjera mbështetëse për Ukrainën.

Marrëveshja synon të përforcojë kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës në kohën kur vendi po përballet me agresionin e vazhdueshëm rus.

Financimi i kontratës do të mbulohet përmes kontributeve nga disa shtete anëtare të NATO-s, përfshirë Danimarkën, Holandën dhe Norvegjinë, si dhe ndihmës ushtarake të mëparshme të alokuar nga SHBA-ja.

Ky vendim shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Perëndimit për të mbështetur sigurinë në rajon, duke i siguruar Ukrainës armë të teknologjisë së lartë dhe aftësi për t’u përballur me kërcënimet në rritje.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë vazhdon që nga 24 shkurti 2022, me pasoja të rënda humanitare dhe materiale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit