SHBA mbyll debatin: As ndarje, as ndryshim kufijsh për Kosovën – ja mesazhi i Salihajt

Adem Salihaj, ka reaguar pas deklarimeve që lidhen me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj integritetit territorial të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur mesazhin e dhënë përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, duke theksuar se veriu është pjesë e pandashme e Kosovës dhe se nuk ka vend për ndryshim kufijsh apo ndarje territoriale, një zhvillim që, sipas tij, përbën lajm të mirë për të gjithë ata që e duan shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë

Mjaft është mjaft, veriu është Kosovë, nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka ndryshim kufinjësh, doli dhe tha Presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, Donald Trump, përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare.

Neve që e duam Kosovën, na bëhet zemra mal. Ka të tjerë që do të dëshpërohen, sepse e kanë shpresuar të kundërtën, që Presidenti Trump të dalë e të thotë “Mjaft është mjaft, veriu s’është Kosovë”.

Urime Kosovë, vetëm lajme të mira po vijnë për ty!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit