spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri të enjten konfiskimin e një avioni të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane.

Departamenti i Shtetit tha përmes një deklarate se konfiskimi i aeroplanit kishte baza ligjore që lidhen me shkeljen e sanksioneve amerikane, kontrollet e eksportit dhe pastrimin e parave nga qeveria e Venezuelës.

Ky është avioni dytë venezuelian që konfiskohet nga Shtetet e Bashkuara në Republikën Dominikane gjatë muajve të fundit.

Në ndalesën e fundit të turneut në Amerikën Latine, Sekretari Rubio ndoqi të enjten një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ndërsa vendosi dokumentin e sekuestrimit zyrtar të avionit, i cili ndodhej në Santa Domingo për mirëmbajtje.

Departamenti i Shtetit tha se drejtues të lartë të qeverisë së Presidentit venezuelian Nicolas Maduro e kishin përdorur avionin e tipit ‘Dassaul Falcon 200’ për të shkuar në Greqi, Turqi, Rusi, Nikaragua dhe Kubë.

Gjatë kohës që shërbeu në Senatin e Shteteve të Bashkuara, zoti Rubio, djalë emigrantësh kubanë, ishte mbrojtës i zjarrtë i sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë së Maduros, një aleat i ngushtë i qeverisë komuniste në Kubë.

Sekretari Rubio tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Maduron si udhëheqës legjitim të Venezuelës. Muajin e kaluar, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, u takua me Maduron për bisedime dhe u largua nga Karakasi me gjashtë amerikanë që ishin arrestuar në Venezuelë, raporton VOA.

Ai gjithashtu i ka kërkuar Venezuelës që të pranojë shtetasit e saj që do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara.

Fitorja e zgjedhjeve të korrikut 2024 nga Maduro është kundërshtuar nga opozita, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit