spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

SHBA kërcënon Izraelin për aneksimin e Bregut Perëndimor, Netanyahu ia ngec fajin opozitës: Sabotim i qëllimshëm

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni nuk do ta lejojë Izraelin që të aneksojë  Bregun Perëndimor duke e bërë të qartë se në një rast të tillë, shteti hebre do të humbiste mbështetjen e SHBA-së.

“Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Dhe nuk mund ta bëni këtë tani. Kemi pasur mbështetje të madhe arabe. Nuk do të ndodhë sepse u dhashë fjalën vendeve arabe. Nuk do të ndodhë. Izraeli do të humbiste të gjithë mbështetjen e tij nga Shtetet e Bashkuara nëse kjo do të ndodhte”, tha Trump në një intervistë me revistën Time, kur u pyet për pasojat e një aneksimi të mundshëm izraelit të Bregut Perëndimor.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, i përshkroi përpjekjet e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor si “një marifet politik shumë idiot”.

Ndodhur në këto kushte ka reaguar menjëherë zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që e ka cilësuar si një “provokim të qëllimshëm politik” nga opozita votimin në Knesset për dy projektligje që lidhen me aneksimin e Bregut Perëndimor, votim i cili ndodhi gjatë vizitës së nënkryetarit amerikan J.D. Vance në Izrael.

Votimi për aneksimin ishte një provokim i qëllimshëm nga opozita, me qëllim të krijimit të përçarjeve gjatë vizitës së nënkryetarit të SHBA-së J.D. Vance në Izrael”, thuhet në deklaratën zyrtare të zyrës së Netanyahut, që njëkohësisht dënoi fuqishëm këtë veprim.

Ndërkohë, Netanyahu pritet të takohet sonte me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili mbërriti në Izrael pasditen e sotme.

Kujtojmë se shërbimi për shtyp i parlamentit izraelit raportoi më herët se Knesseti, (Parlamenti Izraelit), kishte miratuar leximin paraprak të dy projektligjeve mbi zbatimin e sovranitetit izraelit në dy vendbanime në Bregun Perëndimor. Më 23 korrik, Knesseti miratoi një deklaratë duke i bërë thirrje qeverisë së vendit të zgjerojë sovranitetin izraelit në Bregun Perëndimor. Plot 71 nga 120 ligjvënës votuan në favor të deklaratës, ndërsa 13 abstenuan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit